Përflitet se është në një lidhje me Adrola Dushin por Capital T nën shoqërinë e një modeleje tjetër?

Lajme

Ndërkohë që prej një kohë të gjatë reperi i njohur, Captal T, përflitet se është një një lidhje me modelen e njohur Adrola Dushi, së fundmi artisti ka bërë lëmsh rrjetin, duke u parë nën shoqërinë e një tjetër modeleje.

Ditën e sotme në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një foto e reperit në Singapor, por detaji që nuk i ka shpëtuar publikut është fakti se modelja e njohur, Gresa Hoti është shfaqur po ashtu në një fotografi me të njëjtin sfond.

Nuk është ende e qartë nëse Capital T dhe Gresa gjenden krejt rastësisht në të njëjtin vend apo dyshja ka nisur një lidhje dashurie së bashku.

Deri më tani nuk ka ende asnjë reagim nga ana e dyshes në lidhje me këto foto që ka nisur të qarkullojnë në media.