Dani dhe Eni Koçi publikojnë bashkëpunimin e ri ‘Mos kërko falje’

Lajme

Dy vite pas bashkëpunimit të suksesshëm në këngën ‘Vonë’, Eni Koçi ka nxjerrë bashkëpunumin e radhës me këngëtarin e njohur shqiptar nga Peja, Ramadan Krasniqin – Danin.

“Mos kërko falje” titullohet kënga e re, që solli sërish në bashkëpunim të dy artistët, e cila vjen edhe me videoklip.

Artisti i njohur Genc Prelvukaj është autor i kësaj kënge që nga muzika, teksti dhe finesat tjera.

Në një prononcim rreth këngës, Dani ka thënë se meritat për krejt punën i takojnë producentit dhe artistit Genc Prelvukaj.

‘Është Genc Prelvukaj, në të cilin kam besimin e plotë çdoherë, dhe perpos vlerave që Genci ka, ai është një profesionist edhe i lansimit të projektve në rrjete sociale, kështu që të gjitha klikimet për këto pak orë, i kemi reale. Kënga po pëlqehet siç e thash Genci ka punuar me shumë kujdes dhe normalisht edhe Eni ka shkëlqyer në pjesën e saj.’-tha Dani.

Kënga siç u tha, është publikuar me videoklip në platformën Youtube dhe në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni të plotë.