Rrëfimi tronditës i këngëtares shqiptare për dhunën e ushtuar nga ish-bashkëshorti, publikon fotot

Lajme

Ditën e stome, Drenusha Latifi, ish-Miss Kosova ka tronditur publikun e gjërë me rrëfimin e saj, ku ka zbuluar dhunën e përjetuar nga ish-bashkëshorti i saj.

Këngëtarja, e cila prej vitesh është shkëputur nga jeta e saj publike, ishte zhvendosur në Suedi ku edhe krijoi familjen e saj, duke sjellë në jetë dy fëmijë Ynwa dhe Zak me biznesmenin shqiptar Atilla Kartesh.

Latifi ka zbuluar edhe foto nga koha kur ishte dhunuar, foto “provë” këto që janë shqetësusese dhe tregojnë qartë pasojat e rrahjes nga ish-partneri. Ish-Missi i Kosovës ka treguar se e ka denoncuar burrin për dhunën e shkaktuar ndaj saj, jo vetëm fizike por edhe psiqike. Latifi tha se gabimi i madh i saj në raport me rastin që i ka ndodhur është mosraportimi i rrahjeve në polici.

“Unë e kam pasur shumë të vështirë të flas për këtë temë dhe për atë i kam ikur kësaj gjëje edhe për atë ndoshta nuk kam shkuar në polici, ndoshta aty ka qenë gabimi im më i madh”, rrëfeu Drenusha.

Këngëtarja ka shtuar më tej se është në një proces gjyqësor me ish-bashkëshortin, nga i cili ka edhe urdhër mbrojtjeje.

Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psiqike asnjëherë nuk kalon“, është shprehur Latifi në intervistën e dhënë së fundmi.