Ditën e djeshme, reperi i njohur, Capital T ka festuar ditën e tij të lindjes, i cili ka lindur në vitin e brishtë, më 29 shkurt 1992. Artisti ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, teksa mban në dorë një gotë dhe shkruan bashkangjitur se mbush 32 vjec.
Ndërkohë që ka marrë urime të shumta nga ndjekësit e tij, nuk ka munguar një urim edhe Adrola Dushi, me të cilën prej kohësh përfliten se po shijojnë një marrëdhënie dashurie.
Adrola ka zgjedhur të komentoj në foton e postuar nga Capital T, duke shkruar “Urime”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e dy gotave për t’i thënë gëzuar.
Komenti i Adrolës ka marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit e reperit si edhe komente.
“Shyqyr që jeni pajtuar”, shkruan një komentues.
Ndërsa një tjetër e kritikon për urimin e bërë: “Po jo urime moj zemër, se nuk fitoi kupë t’i thuash urime, ka ditëlindjen. Edhe 100 është urimi mëi thjeshtë dhe kuptimplotë. Pak respekt o gru”.
Ndërkohë që e kanë pranuar në një mënyrë indirekte se janë me njëri-tjetrin, së fundmi dyshja u përfol se i ka dhënë fund lidhjes dhe shkak për këtë u bë një postim i Capital T në rrjetin social TIk-Tok, në të cilin shprehej se flinte i qetë kur e dinte që askush nuk po tradhtonte pasi ishte beqar.
“Si fle unë, kur e di që jam beqar dhe askush nuk më tradhton”, ka shkruar Capital T bashkangjitur videos së publikuar, duke lënë kështu të nënkuptohet se është beqar.