Habit hoxha në Kosovë: Shkurte Fejza nuk është fetare, edhe ajo do vdesë…

Lajme

Hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi ka bërë disa komente të habitshme, për këngëtaren e njohur Shkurte Fejza.

Teksa ka folur për mediat, ai e ka cilësuar artisten si “jo shumë fetare”, ndërsa shtoi se atij vetë nuk i pëlqen muzika, për shkak se feja islame e ndalon. Ndër të tjera, ai i kujtoi vdekjen Fejzas dhe tha se as leku e as fama nuk të hyjnë në punë.

“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset që kjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, tha Krasniqi për mediat në Kosovë.