Capital T dhe Adrola Dushi i japin fund lidhjes së tyre?

Lajme

Prej kohësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar thashethemet se mes bukuroshes Adrola Dushi dhe Capital T ekziston një lidhje dashurie.

Madje në një intervistë të dhënë në muajin shtator, për emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, Adrola në një farë mënyrë la të nënkutohej si po shijonte një romancë me reperin e njohur nga Kosova.

Ndërkohë së fundmi, Capital T ka ngritur dyshimet se marrëdhënia e tij me Adrola Dushin ka marrë fund.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Tik Tok, reperi ka publikuar një video në të cilën shihet duke fjetur gjumë dhe madje duke gërhitur.

“Si fle unë, kur e di që jam beqar dhe askush nuk më tradhton”, ka shkruar Capital T bashkangjitur videos së publikuar, duke lënë kështu të nënkuptohet se është beqar.

@trimkapo Kush e shkrun ni caption ma hajgare e fiton ni repost me tag 🤣 #capitalt #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #jokes #kosovatiktok #hajgareshqip ♬ original sound – Capital T

Ndërkohë që ky lajm ka pushtuar median online, nuk ka patur ende një reagim nga ana e Capital T apo Adrolës në lidhje me këto thashetheme.