Kida bën dedikimin e veçantë në ditën e lindjes së babait të saj

Lajme

Këngëtarja e njohur, Kida, është një personazh publik që është munduar që jetën e saj private ta mbajë sa më larg syrit të publikut.

Pavarësisht se ka shumë vite që është pjesë e showbiz-it shqiptar, ajo rrallë herë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi të familjarëve të saj.

Mirëpo sot, Kida ka një ditë tepër të veçantë pasi babai i saj feston ditën e tij të lindjes dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim ngë artistja.

Përmes disa posimeve të bëra në profilin e saj të Instagramit, Kida ka publikuar dy fotografi, ku shihet së bashku me babain e saj dhe bashkangjitur njërës prej tyre shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen babi. Të uroj gjithë të mira. Të dua”.

Ndërsa në foton pasuese, artistja shton: “Shoku im më i mirë që ka ditëlindjen. Një dhe i vetmi”.