Nëntorin e vitit të kaluar, Kiara Tito zbuloi lajmin se ishte në pritje të ëmbël, duke konfirmuar lajmet që për një kohë të gjatë qarkullonin në media.
Moderatorja zbuloi gjithashtu se ishte në pritje të një vajze, përmes një klipi të publikuar në rrjetet sociale gjatë një feste për zbulimin e gjinisë.
Ndërkohë që vijon të postojë shpesh herë foto të barkut të saj të rrumbullakosur, Kiara ditën e sotme ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj se sa javëshe shtatzënë është.
Fillimisht Kiara ka ngritur një pyetësor në profilin e saj të Instagramit, duke i pyetur fansat nëse e gjenin dot në cilin muaj të shtatzanisë ajo ishte.
Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Kiara ka konfirmuar se është në javën e 22-të të shtatzanisë që i bie afërsisht 5 muajshme.
“Në gjysëm të rrugës, vajzë e vogël”, ka shkruar Kiara bashkangjitur disa fotove, ku shihet me një fustan të zi të shkurtër, teksa përkëdhel barkun e rrumbullakosur.