Ditën e sotme, mediat rozë janë pushtuar me lajmin se Fero është martuar sërish pas martesës së shumë përfolur me Arbenita Ismajlin.
Sipas thashethemeve që qarkullojnë online, Fero ka kurorëzuar dashurinë e tij me një një grua të re të besimit islam dhe për këtë arsye është larguar edhe nga rrjetet sociale.
Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim nga vetë Fero në lidhje me këto lajme që qarkullojnë në media, një gjë është e sigurt që ai nuk është më pjesë e Instagramit.
Kujtojmë që në muajin korrik, mediat rozë u pushtuan me lajmin se Fero kishte dhunuar bashkëshorten e tij, Arbenitën, në banesën e tyre në Gjilan. Situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur.
Ndërkohë që akuzua për dhunë në familje, Fero pas daljes së tij nga burgu vendosi që të hiqte përfundimisht dorë nga muzika, duke iu përkushtuar fesë islame.
Pavarësisht përpjekjes së tij për t’u ribashkuar me modelen, duke i kërkuar falje publikisht, kjo e fundit ka refuzuar të rikthehet në krahët e ish-partnerit të saj.
Por mesa duket Fero e ka lënë pas të shkuarën për të filluar një jetë të re, larg modeles së njohur.