Viti 2023 ka qenë padiskutim një vit tepër i suksesshëm për Olsi Bylykun sa i përket karrierës së tij, duke publikuar disa projekte muzikore, të cilat janë përqafuar pafund nga publiku shqiptar.
Ndërkohë që ka publikuar disa balada, këngët e tij janë konsideruar si një dedikim për ish partneren e tij, Egli Tako, me të cilën u nda vitin e kaluar.
Ditën e sotme, këngëtari dhe njëkohëisht aktori i njohur, ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka lajmëruar ndjekësit e tij se ka përgatitur një baladë, mirëpo mesa duket artisti ka frikë ta publikojë.
“Kam bërë një këngë baladë, mirëpo kështu sic ka ardhur puna, kam frikë ta publikoj”, shkruan Olsi në postimin e bërë në Instastory.
Mesa duket, Olsi ka marrë frikë nga komentet e shumta në rrjetet sociale, të cilët cdo projekt të tij e marrin si një dedikim për ish të dashurën e tij.
Kujtojmë që Olsi është një ndër personazhet e njohur publik që përflitet se do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother Vip 3”, i cili starton më 13 Janar.
Deri tani ende nuk kemi patur nje konfirmim apo mohim nga ana Olsit por java e ardhshme do zbulojë të gjithë banorët që do i bashkohet këtij “reality show”.