“Të dua përgjithmonë”, urimi i Loredanës për të dashurin e saj

Lajme

Reperja e njohur, Loredana Zefi, prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmund-it, Karim Adeyemi-n.

Dyshja e famshme, shfaqet kudo bashkë, duke u bërë të pandarë nga njëri-tjetri. Madje, reperja ka vendosur ta sjellë në Kosovë futbollistin e Dortmundit me rastin e ditëlindjes së nënës së saj.

Ditën e sotme, i dashuri i reperes feston ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim mjaft special nga ajo.

Loredana ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet së bashku me partnerin e saj, ndërkohë që të dy kanë treguar gishtin e mesit për aparatin.

“Gëzuar ditëlindjen. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar Loredana bashkangjitur postimit.

Kjo lidhje e Loredanës vjen disa vite pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hana.