Ashtu siç kishin paralajmëruar, Shkurte Gashi dhe Ermal Fejzullahu, kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri muzikor, i cili është publikuar më 20 dhjetor.
“Nuk duron zemra” mban titullin ky projekt, i cili është shoqëruar gjithashtu edhe me një videoklip.
Dy artistët e njohur kanë bërë një interpretim të mrekullueshëm, një baladë me një tekst dashurie, duke prekur zemrat e publikut shqiptar.
Muzika u bë nga Bini Diez, i cili është i kujdesur njëkohësisht për miksimin e masterizimin.
Videoja është xhiruar në një nga vendet luksoze në Prishtinë, me një ambient të veçantë.
MProduction ndërkohë qëndron prapa këtij videoklipi i cili është komentuar mjaft pozitivisht nga publiku shqiptar.