Bruno rikthen “A më do” dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq

Lajme

Bruno, emri i vërtetë i të cilit është Qazim Myzeqari, është bërë fillimisht i njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së tij në edicionin e parë të “X Factor Albania”, ku është paraqitur si pjesëtar i Grupit X. Bruno ka marrë këtë emër në fushën e muzikës për shkak të ngjashmërisë së madhe që publiku vuri re me Bruno Mars.

Ishte pikërisht bashkëpunimi i tij me Elvana Gjatës, “Love Me”, kënga që e bëri Brunon tepër të njohur për publikun shqiptar. Pas këtij projekti, Bruno, i cili është pjesë e shtëpisë diskografike “Three Dots”, ka vijuar të sjellë në treg këngë “solo” dhe bashkëpunime të ndryshme.

Bruno ka preferuar që vitin 2023 ta mbyllë me një projekt muzikor, i cili sigurisht që nuk ka zhgënjyer aspak.

“A më do”, mban titullin projekti muzikor i artistit i cili është publikuar në fund të muajit dhjetor. Në këtë këngë, Bruno ka ardhur mjaft romantik me muzikën dhe tekstin e artistit të njohur Flori Mumajesi.

Kjo baladë ka marrë mjaft komente pozitive në “Youtube”, ku shumë përdorues kanë komplimentuar artistin për zërin e ëmbël.

Dhe në fakt po te kthehemi pas në kohë kjo këngë është një risjellje e këngëtarit Bruno, i cili mesa duket se ka vendosur që ta shoqërojë më një klip dhe pse jo ta rikthejë në vëmendje.