Si e ke çështjen e zemrës? Ja si përgjigjet Jonida Maliqi

Lajme

Data 12 Dhjetor shënoi një një ndër eventet më të rëndësishmë në qytet pasi premiera Absolute e filmit “5 Herë Jo” në kinema Cineplexx, mblodhi artistë dhe figura të rëndësishme mediatike e jo vetëm.

Jonida Maliqi ishte një ndër personazhet e njohur që parakaloi në tapetin e kuq, e cila shkëlqeu me pamjen e saj.

I pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live” në lidhje me çështjen e zemrës, Jonida ka preferuar të përgjigjet shkurt, duke thënë se ndihet shumë e lumtur.

Gazetari: Jonida, me çështjen e zemrës, si i kemi punët?

Jonida: Mirë, jam shumë mirë. E rëndësishme është të ndihesh mirë më veten se lumturia vjen nga vetja fillimisht pastaj nga të tjerët.

@topchanneltvalbania “Lumturia vjen nga vetja, çështjet e zemrës jam shumë mirë!”, Jonida Maliqi flet për Shqipëria Live #shqiperialive #topchannelalbania #foryou #fyp #foryoupage #show #tv #topchannel ♬ original sound – Top Channel TV

Kujtojmë që Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj shijuan një romancë së bashku në vitin 2019, e cila po ashtu përfundoi në atë vit.

Shpërndarja me shpejtësinë e erës e një videoje të para dy viteve e Jonidës me kolegun dhe mikun e saj prej shumë vitesh, Flori Mumajesi, bëri që marrëdhënie tyre përfundoi pas disa muajsh që dyshja kishte filluar bashkëjetesën.