Fifi zbulon se ka qenë ajo e para që e ka kontaktuar Adisin në Instagram dhe ja cila ishte arsyeja…

Lajme

Këngëtarja e njohur dhe e dashur e publikut shqiptar, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ditën e shtunë ka dhënë një intervistë shumë të veçantë për “Se Luan Topi”, ku mes lotësh rrëfeu vështirësite e jetës së saj por njëkohësisht edhe emocionet bukura përkrah partnerit të saj, Adis dhe djalit, Theo.

Artistja madje ka zbuluar akoma më shumë për njohjen e saj me Adis, me të cilin shfaqet me e dashuruar se kurrë më parë.

Pasi dolëm nga Big Brother, u takuam me Kledin në një prej restoranteve që hahet mish. Adis ishte aty edhe pse unë i kisha thënë Kledit që të mos te merrte njeri me vete por ky e kishte marrë çunin e dajës. E takoj dhe në momentin e parë, mendoj ‘uuu çfarë do ky këtu’ por kur nisi të fliste dhe të jepte mendime për situata të ndryshme thashë me vete ‘prit se ishte një paragjykim shumë i shpejt dhe nuk qënka ashtu siç duket’.

“Kanë kaluar disa ditë, nuk kemi kontaktuar, më pas nisëm të komunikonim. Pastaj vjen Kledi dhe më thotë që më ka pyetur Adisi për shenjën e horoskopit. Jam Dash i thashë por prit mos i shkruaj ti se do i them vet. Dhe kam marrë dhe i kam shkruajtur e para në Instagram, i kam treguar se çfarë shenje jam dhe që nga ai moment kemi filluar të flisnim”.

E ngacmuar nga drejtuesja e programit, Erjona Rusi në lidhje me faktin se ishte piëkrisht Fifi që e ka ngacmuar e para, këngëtarja u përgjigj:

“Jo, mua më erdhi informacion që ai ka dashur të dijë shenjën time të horoskopit dhe unë thashë ok (qesh)”