“Nuk i dhe këmbëve por gojës”, Fifi reagon ashpër ndaj deklaratave të Juliana Nurës!

Lajme

Që prej eleminimiat të saj nga “Dancing with the Stars”, Juliana Nura nuk është ndalur të akuzojë jurinë se eleminimi i saj ishte i padrejtë, madje duke akuzuar hapur se disa konkurrentë aty mbahen me hatër.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo deklaroi gjithashtu se kupën mund ta fitojë Fifi dhe kjo për shkak të historisë që ajo ka me Top Channel.

Kjo deklaratë sigurisht që nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja e njohur, e cila përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, duke u shprehur se Juliana po tregohet e padrejtë dhe po mundohet të njollosë të gjithë punën, përkushtimin dhe sakrificën që ajo po bën për të nxjerrë më të mirën e saj në kërcim.

E dashur Xhuliana Nura, nuk të hoqa unë nga DWTS, as Arnita, as Atalanta, as enxhi, as Irgeni,as Eni e as Sardi. Nga DWTS hoqe veten pikërisht se nuk i dhe këmbëve po gojës”.

Po të lutem e dashur, mos ma njollos punën që jam duke bërë, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektali dhe jo vetëm mua…

Më duket se je e paqartë me formatin e “DWTS”. Aty voton një juri profesioniste që e fyeve dhe një publik që unë e kam bërë për vete për vite të tëra në skenë me artin dhe me punën time. Eshtë një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxorri mbrapaskenat e tua, të cilat ti i di shumë mirë”.

“Po harron që ke nënshkruar një kontratë dhe po flet më shimë se sa duhet, vetëm se nuk vazhdove garën më tutje. Po nxjerr disa të pavërteta që nuk të takojnë fare t’i diskutosh. Po flet në cdo vend me shumë kompetenca sikur u përballe dhe fole me shumë Vipa, gjë që nuk është e vërtetë”.

Juria nuk më flet vetëm mua. Ju flet të gjithëve, se janë njerëz, nuk janë robotë. Më vjen shumë keq që niuk e shijove këtë eksperiencë dhe që nuk ia more më të mirën. Po fitova, do fitoj se punova shumë fort dhe e kam një publik që po kënaqet me mua, jo sepse paskam bërë një histori me Top Channel duhet të ma japin se nuk e meritoj unë por dikush tjetër. Nuk jam rasti unë shoqe!