Dëshirat e vajzës së Emina Çunmulaj për këtë sezon festash, do ju zbukurojnë ditën…

Lajme

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja nga Tuzi është e martuar me milionerin Sam Nazarian, me të cilin ka edhe tre fëmijë.

Emina është munduar që fëmijët e saj t’i mbajë sa më larg syrit të publikut, duke mos i publikuar fytyrat e tyre në rrjetet sociale.

Mirëpo, ditën e sotme, modelja e njohur ka bërë një postim mjaft të vecantë, i cili me siguri do ju zbukurojë ditën. Ajo ka publikuar një shënim, në të cilin vajza e saj, 7-vjeçare, Ella ka shprehur dëshirat e saj për këtë sezon festash.

Ndërkohë që shumica e fëmijëve kanë dëshira të ndryshme për lodra, në rastin e Ella, ajo dëshiron shëndet për familjen, të mos jetë alergjike ndaj qenëve dhe që bota të ketë paqe.

Dëshiroj që familja ime të ketë shëndet. Uroj që të moj jem alergjike ndaj qenëve. Dëshiroj që të ketë paqe në botë“, shkruan 7-vjeçarja.

Emina është ndjerë shumë krenare për dëshirat e shkruara nga vajza e saj.

“Vajza ime 7-vjeçare Ella. Shpirti më i ëmbël në botë. Zot ma ruaj evlatin dhe faleminderit për gjithçka që na ke dhënë”, ka shkruar Emina bashkangjitur postimit të saj në Instastory.

Pak kohë më parë, teksa ishte në jurinë e “Miss USA 2023”, që u mbajt në në Grand Sierra Resort në Reno, Nevada, Emina u bë virale për shkak të një video, në të cilën me krenari tregonte se si një vajza nga një fshat i vogël, arriti të ishte pjesë e këtij konkursi kaq të rëndësishëm në botë.

Dua të them diçka. Jam një vajzë nga një qytet i vogël, jam një vajzë shqiptare, në një fermë të vogël që milte lopët deri në moshën 15-vjeçare. Dhe tani jam pjesëtare e jurisë së “MISS SHBA”. Prandaj e dini çfarë? Endërroni vajza të vogla sepse endrrat do t’ju plotësohen edhe juve. E them këtë për vetem time por edhe për çdo vajzë shqiptare”, shprehej Emina ne video.