Habit Ronaldo Sharka: Jam aq pa nerva sa po mendoj…

Lajme

Ditën e djeshme, Ronaldo Sharka surprizoi të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku u shfaq në provat e “DWTS” me balerinen tij profesioniste, Frenki.

Ndërkohë që ende nuk është e qartë se pse dyshja është duke bërë prova intensive, duket se këto të fundit e kanë lodhur kaq shumë Sharkën sa është gati të flerë në mes të rrugës.

Moderatori i “Mos i bjer me top” ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka treguar se po mendon të parkojë në mes të rrugës dhe të flerë derisa karrotreci të vijë ta marrë.

Fillimisht ai postuar një fotografi ku shihet të jetë në trafik dhe bashkangjitur ka shkruar:

“Dua të shtyp një buton, të më dërgojë direkt në shtëpi, direkt në krevat…”

Më pas në një tjetër postim, Ronaldo shton:

“Ja aq pa nerva saqë po mendoj ta parkoj makinën në mes të rrugës. Derisa të vijë karrotreci që ta marri, unë kam fjetur nja një orë gjume”,

Kujtojmë që Ronaldo Sharka ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Dancing with The Stars”. Konkurrenti nuk ka arritur të kalojë në fazën tjetër të programit të kërcimit, pavarësisht se u mundua që të jepte maksimunin në këtë program.

Pavarësisht kësaj, moderatori i është rikthyer provave ditën e djeshme, ku nje pjesë e mirë e fansave po aludojnë se ai mund të rikthehet në spektaklit e kërcimit.

Në një prej videove të publikuara, moderatori i “Mos i bjer me top”, dëgjohet të thotë:

“Ta dini për çfarë po bëjnë prova ne. Eeee Frenki, ta zbulojmë? Aaaa ta dini ju”.