Melinda Ademit është bërë fillimisht e njohur në fushën e muzikës falë pjesëmarrëjes së saj në talent-show amerikan, “American Idol”. Përveçse për zërin e saj të veçantë, Melinda tërhoqi vëmendjen në këtë spektakël për shkak të historisë së saj të dhimbshme, kur familja vendosit të shpërngulej nga Kosova.
Kënga e saj debutuese ka qënë “Purr”, publikuar në vitin 2015.
Pavarësisht se muzika e saj po ecte me ritme mjaft të mira në Amerikë, këngëtarja ka vendosur të rikthehet në tregun muzikor shqiptar pasi siç ajo është shprehur në një intervistë, e ndjen këtë muzikë më shumë se çdo gjë tjetër.
Dhe postimi i saj i fundit në Instagram, tregon qartë se këngëtarja e njohur e thotë me krenari që është shqiptare dhe tashmë shqiponja dykrenare gjendet tatuazh në trupin e saj.
Melinda ka publikuar një fotografi në Instastory, përmes të cilës shihet një tatuazh që ajo mban në kyçin e dorës dhe bëhet fjalë për shqiponjën e flamurit kuq e zi.
Mesa duket, këngëtarja e njohur i ka bërë një dhuratë shumë të veçantë vetes për Festat e Nëntorit.
Momentalisht Melinda është duke punuar për projektin e saj më të ri muzikor, në bashkëpunim me reperin e njohur Bardhi. Artistja ka treguar se kënga e tyre, e cila mban titullin “Ditën mos ma prish”, pritet të publikohet së shpejti. Bardhi paralajmëroi projektin e ri muzikor në ditën e lindjes së Melindës, më 21 nëntor, ku në urimin e tij, tregoi se i kishte bërë një dhuratë të mirë për ditëlindje.
Këngëtari ka ndarë një postim të Melindës në prifilin e tij në Instastory dhe bashkangjitur ka shkruar: “Një dhuratë të mirë ta kam bërë për ditëlindje”.