Xhensila dhe Besi, prindër për herë të dytë

Lajme

Këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilit së bashku me partnerin e saj, Bes Kallaku, i kanë vendosur emrin shumë të veçantë, Amen.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Xhensila përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me 1.8 milionë ndjekësit foton e parë me të birin, ku shfaqet dora e saj dhe të së voglit.

“11/11 11:11 Am AMEN 🙏

Çfare rrugetimi kemi pasur te dy se bashku ne 9 muaj biri im… Vetem ne te dy ne çdo veshtiresi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcen tende, e une mora force vetem nga ti. Qe tani e shikoj madheshtine tende biri im. Misioni me i bukur i jetes sime eshte lumturia jote dhe e motres tende. Lutja ime per Ajken dhe ty eshte t’i keni duart e bashkuara gjithe jeten, te frymezoni zemrat e njerezve si motra dhe vellai me i mire per njeri-tjetrin.

Te rritesh i forte ne shpirt biri im, paç vullnetin per te bere gjithçka ne rrugen e Zotit.

Amen… @bes_kallaku 🙏”, ka shkruar këngëtarja e njohur në postimin që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe urime pafund.