Dafina Zeqiri do të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë me Kreshnik Gjergjin!

Lajme

Prej disa muajsh tashmë, Dafina Zeqiri është duke shijuar marrëdhënien e saj të dashurisë me biznesmenin Kreshnik Gjergji.

Që nga koha që këngëtarja e njohur ka bërë lidhjen e saj publike, dyshja ka postuar vazhdimisht fotografi në rrjetet sociale, ku duken tepër të dashuruar në krahët e njëri -tjetrit.

Dhe më në fund, Dafina Zeqiri ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun.

Ka qënë vet Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj në kanalin e saj në Instagram, i cili momentalisht numëron thuajse 38 mijë anëtarë.

“Pra është zyrtare. Do të martohem në vitin 2024”, ka shkruar Zeqiri, shkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e nuses por edhe me ikonën e personit të habitur.

Sa i përket karrierës së saj muzikore, Dafina momentalisht është duke punuar për albumin e saj të ri muzikor.

“The Absolute” mban titullin albumi i saj më i ri, i cili aktualisht përmban 15 këngë por këngëtarja ka treguar se do punojë fort që të shtojë edhe pesë këngë të tjera.