Ajo është padiskutim një nga femrat më të bukura shqiptare dhe bëhet fjalë për vajzën me origjinë nga Rrësheni, Adrola Dushi, emri i së cilës tashmë njihet jo vetëm brenda kufijëve shqiptarë por edhe jashtë tyre.
Modelja bukuroshe është kthyer në kohë, teksa ka kujtuar kohën kur u zgjua si Miss Univers Albania.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Adrola ka treguar se ndihet krenare që ka përfaqësuar vendin e saj, i cili dallohet për bukuri natyrore.
“11 vite nga dita kur u zgjova si MISS UNIVERSE ALBANIA. Ky rrugëtim ka qenë mbresëlënes. Krenari që kam përfaqësuar vendin tim, i cili shquhet për bukuri natyrore, vajza të bukura dhe jo vetëm. Kjo kurorë më bëri të njihem me qindra-mijëra shqiptarë anë e mbanë botës që ditën të më falin vetëm dashuri. Jam e lumtur që u rrita me ju dhe sot pas gjithë kësaj kohe kam veç mirënjohje për ata që besuan tek vajza e vogël nga Rrësheni”, ka shkruar Adrola bashkangjkitur disa fotove të publikuara pak orë më parë.
Kujtojmë që Adrola është nëna e një djali, Troi, nga ish martesa e saj me Adis Patushi. Ndërkohë sa i përket jetës së saj private, prej kohësh ajo përflitet për një marrëdhënie me Capital T, të cilët ende nuk e kanë pranuar publikisht lidhjen e dashurisë.
Ditën e sotme, modelja ka bërë një tjetër një postim, përmes të cilit ka falenderuar babain e saj që e ka mësuar atë të jetë si një “mashkull” pavarësisht se është vajzë.
“Një falenderim për babain tim që më ka mësuar se si të jem një “mashkull”, pavarësisht se jam vajza e tij”, shkruhet në një postim të cilin Adrola e ka shpërndarë në profilin e saj, duke lënë të nënkuptohet se këto fjalë i përshtaten më së miri asaj.
“Me këtë rast përshëndes të gjithë mirditorët”, ka shkruar Adrola bashkangjitur këtij postimi, të cilin e ka shoqëruar me ikonat e të qeshurës.