“Çdo ditë të njëjtat ligjerata”, Xhensila Myrtezaj filmon nënën e saj

Lajme

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, është mjaft aktive në rrjetet sociale, e cila vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj, jo vetëm projektet e reja por njëkohësisht edhe momente nga jeta e saj private.

Edhe pak kohë ka mbetur nga ardhja në jetë e djalit të saj dhe Xhensila ndryshe nga shtatzania e parë nuk i ka kursyer fotot dhe videot, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur.

Ditën e sotme, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj një video mjaft të veçantë, në të cilën shfaqet nëna e saj, duke e këshilluar për shtatzaninë dhe njëkohësisht duke i thënë që të ketë edhe pak durim.

Ndërkohë që gjenden në pjesën e pasme të makinës, nëna e Xhensila dëgjohet të thotë: “Të gjitha të mirat e ka. E kanë thënë, një ditë në barkun e nënës është sa për një muaj jashtë. Atëherë duro”.

Artistja shihet duke buzëqeshur teksa nëna e saj flet dhe bashkangjitur ka shkruar: Çdo ditë të njëjtat ligjerata”.

Xhensila ka konfirmuar lajmin se është në pritje të ëmbël në ditën e lindjes së Ajkës, teksa ka publikuar një video u shfaqej Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat që qarkullonin për një kohë të gjatë në media.