Blero bën sërish lëmsh rrjetin!

Lajme

Këngëtari i njohur, Blero, prej kohësh është diskutuar në rrjetet sociale për marrëdheniet e tij romanike, të paktën që pas ndarjes së tij nga Afrona.

Blero është shumë aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me publikun disa nga momentet më të rëndësishme të jetë së tij dhe së fundmi duket se një ndër gjërat më të rëndësishme të tij është lidhja e tij më e re.

Në fillim të këtij muaji, Blero bëri një dedikim tepër special për të dashurën e shumëpërfolur, identiteti i së cilës ende mbetet një mister, duke u shprehur se si ishte aq me fat për vajzën që kishte përkrah.

Në një tjetër postim të bërë nga Blero në muajin shtator, u aludua se ai kishte kurorëzuar dashurinë e tij në fejesë në përvjetorin e parë të lidhjes por për këto thashetheme, ende nuk ka një konfirmim nga ana e artistit.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtari ka bërë një postim, i cili është konsideruar paksa i çuditshëm, në të cilin shkruan: “Disa njerëz mund të mos e pëlqejnë por e dinë që është e vërtetë. Së shpejti, historia.. Ti mund të vraposh por nuk mund të fshihesh”.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka dashur autori të thotë me këtë postim, por në media po aludohet për një ndarje të mundshme të Bleros me të dashurën e tij. Një tjetër arsye që ka ngritur dyshimet për një ndarje të Bleros dhe partneres së tij, është fakti se ata nuk ndiqen në rrjetet sociale.

Blero ka vijuar më tej me postimet e tij, ku më vonë ka publikuar një video, në të cilën theksohet se jeta është mënyra se si bashkëshortja të pret kur hap derën çdo ditë dhe si sillet në tavolinë teksa konsumoni mëngjesin.

Tani e kuptoj. Nuk është kurrë vonë”, shkruan bashkangjitur videos së publikuar Blero.