Greta Koçi filmon fshehurazi nënën e saj dhe reagimi nuk duhet humbur

Lajme

Nëna e Greta Koçit është shndërruar padiskutim në një ndër personazhet që shkakton shumë të qeshura për shkak të reagimeve të saj ndaj ngacmimeve që këngëtarja i bën.

Ditën e sotme, Greta ka publikuar një video të nënës së saj, Dita, të cilën e ka filmuar fshehurazi, ndërkohë që ajo ka qënë ulur në pjesën e përparme të makinës.

Biseda ka nisur pikërisht për shkak të publikimeve që Greta bën në profilin e saj të Instagramit, teksa shfaq nënën e saj dhe për këtë ajo nuk është aspak e lumtur pasi preferon të mos jetë një personazh publik por të shijojë privatësinë e saj.

Greta: Pse më the ti mua që mos të të nxjerr më nëpër story?

Dita: Mos më nxjerr kurrë më moj. Po fare. Po nuk dua moj të më njohë njeri. Dua ta jetoj jetën time si dua unë.

Greta: Po si të duash ti jetoje.

Dita: Po nuk dua vëmendje fare, të më shikojë njeri.

Greta: Pse ndjen që ke vëmendje?

Dita: Po, dua të rri rehat. Ta pi kafen si dua unë, të dal ku të dua, të vesh çfarë të dua.

Dhe sigurisht e gjithë kjo bisedë është shoqëruar me të qeshura nga ana e Gretës, e cila nuk ndalet së ngacmuari nënën e saj.

Kujtojmë që Greta është në pritje të ëmbël. Këngëtarja ka bërë publik lajmin se është në pritje të një djali.