Pas sukseseve të sezoneve të kaluar, këtë javë nis sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv. Sezoni i ri do të nis këtë javë, çdo të shtunë nga data 30 shtator në ekranin e Top Channel do të jemi nën shoqërinë e vëllezërve Veshaj.
Disa ditë më parë faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e episodit të parë për këtë sezon të tretë duke zbuluar edhe të ftuarën. Fifi rrëfehet për herë të parë për pjesëmarrjen e saj në “Dancing With The Stars” dhe jo vetëm. Performanca dhe interpretime emocionuese që nuk duhen humbur këtë të shtunë.