Aurela Gaçe, një nga zërat më të veçantë dhe të fuqishëm të skenës muzikore shqiptare, vijon të jetë e pranishme me koncertet e saj si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.
Së fundmi, në një prej koncerteve të dhëna së fundmi, këngëtarja ka ndarë skenën me dy vajzat e saj, të cilat duket se kanë trashëguar talentin e nënës së tyre.
Në disa video të publikuara në profilin e saj të Instagramit, këngëtarja ka treguar talentin e vajzave të tyre, kryesisht të vajzës së madhe, Grace, e cila jep një përfaqësim mjaft të mirë të Genc Prelvukaj në skenë.
Fillimisht artistja shihet me të dyja vajzat, teksa këndojnë këngën “Aromë Portokalli”, ku Aurela shkruan: “Se dija që e vogla ime e dinte këtë këngë”.
Ndërsa në videon tjetër, Aurela dhe Grace, shihen të këndojnë “Adrenaline”, të cilën këngëtarja e ka kënduar në bashkëpunim me Genc Prelvukaj dhe Grace e ka përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Grace i mamit”, shkruan Aurela bashkangjitur postimit të saj në “Instastory”, në të cilin ka bërë “tag” Gencin, duke shkruar: “E ka mësuar”.