I vendosi emrin e vëllait të ndjerë/ Barbana Dini nënë për herë të parë, poston FOTON e veçantë

Lajme

Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, e cila prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi një vit më parë se kishte gjetur dashurinë e jetës.

Ajo postonte herë pas here foto me partnerin e saj, por duke i mbajtur të fshehtë identitetin. Pasi kaloi pak kohë, Barbana nuk ngurroi të postonte foto ku tregonte edhe fytyrën e personit që i kishte rrëmbyer zemrën.

Ndërkohë pak muaj më parë, këngëtarja ndau me mijëra ndjekësit e saj në “Instagram” lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël. E sot, Barbana ka zbuluar se ka sjellë në jetë një vajzë.

Këngëtarja dhe partneri i saj i kanë vendosur një emër shumë të veçantë, Ergola Ergi Parubi, në kujtim të vëllait të saj të ndjerë këngëtarit, Ergi Dini, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se e bija ka ardhur në jetë më 15 shtator.