Stefi Prifti rigjen dashurinë pas 7 vitesh…

Lajme

Përveçse është një artist i talentuar, Stefi Prifti është një personazh që përçon shumë pozitivitet, duke krijuar kështu një pëlqyeshmëri të madhe tek publiku.

Ndërkohë që jetën e tij private ka preferuar ta mbajë larg profesionit të tij, duket se artisti ka dashur të ndajë me publikun e tij diçka mjaft të rendësishme, lidhjen e tij të re.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Stefi ka treguar se po shijon një romancë të re, 7 vite pasi bashkëshortja e tij, Marina, ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare.

Këngëtari ka treguar se vajzat e kanë mirëkuptuar vendimin e tij për të nisur këtë marrëdhënie të re, që sigurisht ishte tepër e vështirë për të.

Sa i përket njohjes me personin e zemrës, artisti ka treguar se ka çdo gjë ka lindur krejt rastësisht, ku dyshja është njohur përmes disa telefonatash pune, të cilat filluan të bëhen më të shpeshta, duke krijuar kështu një emocion të fort për çiftit.