Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri konfirmoi vitin që lamë pas lidhjen shumëvjeçare të dashurisë me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur. Këngëtarja ka deklaruar se në shumë raste e ka ‘gënjyer’ publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë.
E pyetur rreth kësaj, Anxhela ka deklaruar se është pak supersticioze dhe se privatësia i ka sjellë të mira. Këngëtarja ka thënë se partneri i saj nuk është pjesë e showbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh.
E ftuar në “S’e Luan Topi” Anxhela e vendosur në një ‘lojë’ nga moderatorja, pranoi se partneri i saj i ngjan aktorit George Clooney.
Anxhela Peristeri: “Ne artistet e kemi pak të vështirë se kur të vendosim të bëhemi nëna, gjithmonë na del një punë por me sa kam kuptuar punët nuk paskan fund. Unë e kam gjetur njeriun e jetës dhe nuk dua ta bëj publik. Nuk kam asnjë lloj frike, ka njerëz që nuk duan të bëhen publik e njerëz që duan të bëhen publikë, unë jetën private nuk dua kurrsesi ta kem publike, jam shumë mirë me jetën time private.”
Erjona Rusi: “Në fakt ne e kemi zbuluar dhe do e bëjmë publik për herë të parë.”
Anxhela Peristeri: “Jo, nuk do e nxirrni ju lutem!”
Erjona Rusi: “George Clooney.”
Anxhela Peristeri: “Afër jemi diku kështu jemi në paraqitje.”
Burimi: Revista Class