Era Rusi ka shprehur një dëshirë dhe do ta realizojë këtë vit!

Lajme

Këngëtarja Era Rusi është mjaft hermetike sa i përket jetës së saj personale, duke mos ndarë detaje rreth saj me ndjekësit. Vitin që lamë pas ajo foli publikisht për romancën e saj në ditëlindjen e mikeshës së saj Eneda Tarifa ku pohoi se është në një lidhje. Që atëherë kurioziteti ka qenë i madh.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se partneri i saj është artist dhe se do donte shumë një fëmijë për këtë vit: “E dua tani”, përfundoi këngëtarja!

Më herët Era ka deklaruar se kur të martohet do ta bëjë publikisht dhe jo në fshehtësi.

Ky ka për të qënë një vit shumë i veçantë për të!