Zajmina feston ditëlindjen e të bijës dhe vemendjen e mori urimi i saj i veçantë.

Lajme

Në familjen e Zaimina Vasjarit ka vend për festë.

Vajza e saj Khloe feston 5 vjetorin e lindjes. Këngëtarja ka zgjedhur ta urojë në një formë super të veçantë dhe koherente aq sa edhe Luizi gjendjet në urimin e saj.

“Capaculja ime ti gëzuar lutem të të fali zoti shëndet e jetë, lumturinë do të ta fal unë gjithë jetën. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që na i bën këtë 5 vjetor kaq magjik!” ka qënë urimi i saj.

Rikujtojmë se shprehja “çapaçul” është përmendur nga Luizi në BBV Albania. Mesa duket nuk është a i vetmi që përdorë këtë fjalë.

Krahas urimit ajo ka ndarë dhe disa momente të veçanta nga ditëlindja.