Eni Koçi është bërë nënë për herë të parë ditën e sotme dhe është bekuar me një vajzë.
Me një postim në Instagram këngëtarja ka zbuluar edhe emrin e veçantë që ka zgjedhur së bashku me partnerin Genc Prelvukaj.
Krahas fotove bukuroshja ka treguar se ëngjëllin e vogël e kanë pagëzuar me emrin Adea.
“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj! Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”, shkruan Eni Koçi.
https://www.instagram.com/p/CjscFuVopwf/?igshid=NDc0ODY0MjQ=