Era Rusi është një nga artistet më simpatike dhe të pëlqyera të muzikës.
Në shtëpinë e saj sot ka festë dhe ajo nuk ka ngurruar që të ndajë gëzimin e saj me fansat. Mamaja e këgëtares ka ditëlindjen dhe Era i ka bërë urimin më të ëmbël:
“Gëzuar ditëlindjen mam!
Ti je drita ime e diellit që më ka ndriçuar rrugën kudo ku kam shkelur. Je drita e mendjes dhe zemrës sime. E falenderoj Zotin çdo ditë që të zgjodhi ty të jesh mami im. Je njeriu më i mrekullueshëm që kam njohur dhe jam shumë krenare që jam vajza jote.
Të dua shumë, shumë, shumë ♥️”