Çiljeta ka qënë gjithmonë një nga personazhet, e cila nuk ka hezituar asnjëherë të publikojë foto familjare dhe foto e postuar së fundmi ka marrë të gjithë vëmendjen.
Këngëtarja shfaqet duke pozuar krah Fernandos dhe djalit të Albanit.
“Me djemtë e mi”, shkruan Çiljeta dhe të gjithë ndjekësit në komente e kanë përgëzuar duke i thënë se është shembull për faktin që i konsideron të dy si djemtë e saj.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, pak kohë më parë, Çiljeta tregoi se e do shumë familjen dhe ka vendosur t’i përkushtohet, duke lënë mënjanë karrierën.
Ajo tregoi se dy djemtë duhen shumë me njëri tjetrin, dhe djalin e Albanit e do njësoj si të sajin.