Prindër për herë të parë, Eni dhe Genci zbulojnë gjininë e bebit në këngën e re

Lajme

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë zbuluar se do të bëhen prindër për herë të parë në mënyrën më të bukur. Ato kanë publikuar bashkëpunimin e titulluar “Ama”, ku mes të tjerash Genci këndon: “Ne nuk jemi çift, ne jemi familje”.

Në fund të videoklipit dyshja kanë vendosur momentin magjik kur kanë zbuluar gjininë e bebit, duke plasur një tullumbac të zi. Eni është në pritje të një vajze.

Kënga përcjell shumë emocion dhe teksti i dedikohet dashurisë së tyre shumëvjeçare. “Krejt jetën time, krejt botën time, unë do ta falja veç për ty. Kemi ndarë gëzime, puthje, trishtime, por nuk u dorëzuam ne të dy”, këndon Eni.