Nga mëmësia e deri tek lidhja me Alban Hoxhën, një rrëfim i sinqertë nga Çiljeta Xhilaga!

Lajme

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel ishte e ftuar këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga e cila ka treguar më shumë rreth romancës së saj tanimë prej vitesh me Alban Hoxhën. Çiljeta u shpreh se po të mos ishte Albani, do i rikthehej karrierës dhe nuk do të kishte mashkull tjetër për të.

Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin. Unë shoh pak larg. Po të mos e kisha unë do t’i rikthehesha karrierës dhe do të rrisja djalin, nuk do tëkisha mashkull tjetër në jetën time. Unë nuk i bëj të dyja. Të jesh nënë e një djali, është më e vështirë se sa të jesh nënë e një vajzë. Nuk do e lejoja që djali të më shihte me një burrë tjetër veç Albanit.”

Çiljeta tha se e do shumë familjen dhe ka vendosur t’i përkushtohet, duke lënë mënjanë karrierën. Ajo tregoi se dy djemtë duhen shumë me njëri tjetrin, dhe djalin e Albanit e do njësoj si të sajin.

E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëhere ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali i Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe unë i dua shumë. Unë dua tjetër fëmijë, pro kur ta ketë rrisk Zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë.”

Burimi Top Albania Radio