Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pas mbarimit të “Big Brother VIP” me një shkrim “sqarues” në profilet e tij sociale. Ai ka qënë shumë i komentuar në lidhje me marrëdhënien e krijuar brenda shtëpisë me Trixen dhe lidhjen që ka patur me Borën jashtë shtëpisë.
Ndër të tjera ai ka shkruar:
“….E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj të kuptoni e të respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet ti kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”.
Kjo deklaratë e tij duket se nuk ka kaluar pa tërhequr vemendjen e Trixës e cila gjithashtu ka reaguar:
“Shumë njerëz nuk më pëlqejnë mua sepse jam tepër e sinqertë. Më mirë të them të vërtetën dhe të më urrejnë sesa të më pëlqejnë për diçka që nuk jam”, ka shkruar ajo në Twitter.