Moderatorja e njohur Dojna Mema ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë me këngëtarin Vlashent Sata.
Çifti vendosi t’i thotë “Po” njëri-tjetrit, edhe pse ndjekësit menduan se ishte një shaka për 1 Prill.
Dojna ka vendosur të ndajë disa foto në Instagram duke treguar disa momente nga celebrimi. Si gjithmonë shumë e veçantë në stilin e saj, ajo ka vendosur që ndryshe nga veshja tipike e nusërisë, ka preferuar të vishet me kostum të bardhë, ndërsa Vlashenti është veshur me kostum të zi.
“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka, të martuar”, shkroi krahas fotove.
Kurorëzimi erdhi disa kohë pasi Dojna bëri të ditur se është në pritje të ëmbël, ndërsa urimet për çiftin kanë qenë të shumta.