Ja çfarë do të ndodhë me Instagramin e Eneda Tarifa dhe Sara Karaj për 8 mars!

Lajme

8 marsi, dita ndërkombëtare e gruas në të gjithë botën është një ditë proteste në kuadër të të drejtave të grave. Në Shqipëri, 8 Marsi festohet dhe është një ditë të cilën ia dedikojnë vetes.

Në ditën e grave Eneda Tarifa dhe Sara Karaj kanë vendosur të vënë në dispozicion Instagram-in e tyre për të promovuar të gjithë sipërmarrëset gra të cilat kanë nisur një biznes, i çfarëdolloj fushe qoftë ai.

Ato kanë lajmëruar se do të presin mesazhe nga gra të cilat duan të promovohen dhe në Instagram-in e tyre.

Eneda dhe Sara janë dy emra jo pak të njohur dhe promovimi në profilet e tyre sociale sigurisht që do të ishte një ndihmë e madhe për gratë të cilat kanë nisur një biznes.