Kënga e re e Semit, një dedikim për historinë e Borës me Donaldin!

Lajme

Semi sapo ka publikuar këngën e saj të re me titullin “Mos u kthe” me tekst dhe muzikë nga Ylli Limani dhe të gjithë mendojnë se është një dedikim për Donaldin.

Ajo i këndon një dashurie që ka përfunduar, ka lënë pas dhimbje, ndërsa ai ka tashmë një tjetër me frazat: “Para syve të botës rashë/më posht’ nuk e di a ka/si s’të erdhi pak gjynah. Gojën mbyllur do e mbaj/emrin tënd s’do ta përmend/s’do godas aty ku dhemb.”

Bora gjithashtu ka shpërndarë këngën e Semit duke shkruar “e adhuroj zërin tënd”.

Kënga është vendosur edhe brenda shtëpisë së Big Brither dhe sigurisht nuk kanë munguar komentet.

“Nga ajo që perceptova ishte që Semi po tregonte një histori që dinte,” u shpreh Iliri. Edhe Beniada dhe Einxheli dyshuan që lidhej me Donaldin. Donaldi u duk sikur edhe e mendonte edhe nuk e mendonte që mund të ishte dedikim për të.