Shpat Kasapi bëhet baba për herë të parë

Lajme

Këngëtari Shpat Kasapi është bërë baba për herë të parë. Lajmi u bë i ditur nga partnerja e tij, Selvije Jao, në një postim të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Çifti u bënë prindër të një djali të quajtur, Roel, më 19 janar 2022 dhe momentin e lumtur e kanë dokumentuar në një përmbledhje të shkurtër me një video të postuar nga Selvija në të cilën shkruan:

“19.01.2022 ROELI na gëzoj me ardhjen e tij në jetë. Faleminderit Allahu i Madhëruar. Shumë dashuri, shumë lotë, shumë gjera na ndodhën për gjate këtyre 9 muajve. Uroj me gjithë shpirt që çdo prindë ta përjetoj ndjesinë e të pasurit një fëmijë.

Këtu në ktë video kemi arritur të mbledhim copëza emocionesh nga zemra”.

Ndërkohë nuk ka munguar as një postim nga Shpati në të cilin bën dedikimin e tij ku shpeh gjithashtu edhe emocionin e lumturinë e kësaj ngjarje të rëndësishme për të dy:

“Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur #Roeli ishte ende në zhvillimet e tij te para për të ardhur në këtë botë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur, jo vetëm për shkak të kësaj përvoje të mrekullueshme që na bëri prindër, por edhe sepse e dimë që ROELI jonë do të mbrohet gjithmonë nga ekipi i @onehospitalmk si engjëlli i tij mbrojtës. Faleminderit One Hospital dhe @dr.irenagosheva bashke me ekipin qe u perkujdesen per engjullin tone.”