Këngëtarët që i kënduan bukurive të vendit tonë!

Lajme

Kur themi muaji Nëntor, direkt na shkon mendja tek festat e Nëntorit. Bëhemi gati për të festuar, për t’u gëzuar ditëve pushim si edhe për të kujtuar pak historinë e vendit tonë.

E në fakt, midis atmosferës së krijuar që dallon në rrugët e qytetit, baret e dekoruar me flamuj, ekspozimit të dekoreve dhe kostumeve tona popullore, televizioneve që rikujtojne filmat e vjeter dhe këngët e bukura kushtuar atdheut tonë.
Ç’do qytet angazhohet në festën e madhe të flamurit me aktivitete dhe ndonjëherë duket si në një garë e këndshme se cilat qytete festojnë më bukur.

Gjithashtu edhe në muzikë, artistët tanë I kanë kënduar vendlindjes apo traditave të krahinave nga të cilat kanë oriogjinën.
Në fakt çdo vit, në këtë periudhë të vitit kemi prurje të reja muzikore, si një homazh për festat e nëntorit.

Sot dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej artistëve të cilët i kanë kënduar bukurive e qyteteve tona.

Kemi zgjedhur 10 prej tyre:
1. Bardhe Gega – Jam Mirditë e bukur e Shqipërisë Etnike

2. Amarda – Goce Kavaje Mbese Tirone

3. Argjend Lloga – Nuri Mazari, Vale E Drinit Qe Nuk Vdes Kurre

4. Bekim Ibrahimi – Gjak shqiptari

5. Eli Malaj – Ty Shkoder

6. Fatmira Brecani – Çik Tropoje

7. Edlira Arifi & Gjin Dona – Vajza e Tiranes e djali i Mirdites

8. Medi Puci – Per ty Diber

9. Vida Kunora – K’tu i thone Malesia e Madhe

10. Eglantina Toska – Elbasani i bukur