“Mangup Lori”, me veshje ushtarake Don Xhoni dhe Loredana nisin xhirimet e klipit të këngës së re!

Lajme

Êshtë shpresuar prej kohësh nga ndjekësit e tyre se dy nga më të përfolurit e momentit, pikërisht reperi Don Xhoni dhe Loredana do të sjellin një projekt muzikor. Kjo nisi fillimisht nga Loredana, e cila publikoi një Instastory ku në makinë me mikeshat e saj shfaqej teksa këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës ‘Deri kur’, një nga këngët e reperit. Dyshimet u shtuan, pasi ky i fundit publikoi një Instastory, ku teksa tregonte disa bluza falenderon Loredana-n për dhuratën.

E vetë reperi e aprovoi këtë gjë disa ditë më parë me anë të një Instastory. Jo vetëm titullin e këngës që është “Gjuj për to”, por dhe datën e publikimit. Për projektin e ri muzikor të artistëve na duhet të presim vetëm pak ditë. “Gjuj për to” do të publikohet më 12 nëntor.

Pak më parë, Don Xhoni na ka treguar se dyshja kanë nisur xhirimet e klipit të këngës që do të publikojnë. E nga postet e tij, na bëri të dyshojmë se do të jetë një këngë ashtu siç dy reperët dinë të bëjnë më mirë. Teksa ka postuar një veshje ushtarake dhe Lorin me maskë, ai ka shkruar:

Nuk e di shumë flakë po vjen. Mangup Lori 

 

Dhe kur bëhet fjalë për Lorin dhe Don Xhonin nuk e diskutojmë që do të jetë një bashkëpunim me të vërtetë shumë special.

Tags: , ,