Fifi i mahnit e përlot të gjithë me zërin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Lajme

Ka vetëm disa ditë që ka filluar spektakli më i ndjekur e i dashur nga i gjithë publiku shqiptar e jo vetëm, “Big Brother ViP” i cili ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Nuk ka njeri dhe media që nuk flasin për banorët dhe ndodhitë që ndodhin brenda kësaj shtëpie.

Brenda pak kohe kemi parë e përjetuar shumë emocione nga konkurrentët, të cilët kanë shprehur historitë e tyre personale, kanë debatuar ashpër, janë lotuar dhe argëtuar e sigurisht nuk mund të rrinin pa kënduar.

Një prej konkurrentëve është dhe mbretëresha e baladave, e cila arrin të prekë shpirtin e çdo njeriu me zërin e saj, Fifi.

Gjatë këtyre ditëve, përpos zënkave dhe humorit, si dhe një fillimi të një romance me një banorë të shtëpisë Granitit, ajo ka mahnitur dhe ka përlotur duke kënduar këngë të ndryshme.

Fifi e kthen çdo situatë në art, madje gjatë kohës që banorët e tjerë po gatuajnê apo bëjnë punët e shtëpi ajo i shoqëron me këngë, me një prej hiteve të saj më të trishta, “Marova”, me të cilën përshëndeti dhe moderatoren e programit, Arbana Osmani.

Pas një bisede në grup ajo ka përlotur Ilirin gjatë kohës kur këndon këngën, “Psikopatja jote”, një bashkëpunim me reperin Mc Kresha.

As qëndrimi e izoluar nuk e ka ndaluar artisten për të krijuar këngë të re, e cila është po aq e njerë sa çdo baladë e saj.

Nuk mungojnë as momentet e humorit dhe argëtimit, ku Fifi këndon këngë popullore shumë të njohura e të dëgjuara nga të gjithë.

Por edhe ajo ka momentet e saj në të cilat preket, ashtu siç ndodhi kur banorët filluan të këndojnë “Mos ma prek ti shkja Drenicën”.

Në fakt, të gjithë do të dëshironim ta kishim Fifin në shtëpi ndonjëherë pasi edhe gjatë dushit, ajo krijon këngë me nota humori. Nuk të lë të mërzitesh asnjëherë.

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,