Veshja 2.500 paund që preferohet nga VIP-at shqiptarë e të huaj!

Lajme

Shumë herë personazhet publikë vendosen në qendër të vëmendjes së fansave dhe mediave pasi shihen me të njejtën veshje, duke marrë shumë kritika apo se cili/cila e ka veshur më parë ose dhe kujt i shkon më shumë.

Duke qenë se mund të vishen nga stilistët më të njohur dhe ndjekin trendet e fundit, jemi dëshmitarë të shumë “xing-eve” që personazhet e njohur bëjnë me veshjet e tyre. Disa ditë më parë, këngëtarja Dhurata Dora u shfaq në klipin e saj më të fundit duke veshur të njejtën ‘jumpsuit’ si Kylie Jenner dhe Carsi B, të firmes ‘Chanel’.

Këngëtarja shqiptare erdhi në një stil mjaft të ngjashëm me Cardi B, duke e kombinuar me një bluzë të bardhë të shkurtër. Ky kostum ka kushtuar fillimisht 2.500 paund dhe mesa duket Dhurata Dora ka shpenzuar shuma të mëdha parash për veshjet e saj në videoklipin e këngës.

Tags: , , , , , , , ,