Këngëtarja shumë e dashur, me një zë shumë të ëmbël, Bardhe Gega ka dhënë një intervistë ekskluzive për Melody Tv ku shpreh shumë detaje nga jeta e saj si dhe suksesin e këngës më të re dedikuar Mirditës.
1. Sa e veshtirë ka qenë për ju, artistikisht dhe jo vetëm, periudha gjatë dhe post pandemike?
U bë shumë e lodhshme, e hidhur. Meqenëse jam e fushës së mjekësisë çdo gjë e mora pa stres dhe e menaxhova mirë situaten në familje. Gjatë pandemisë bëra shumë projekte, tekste, thurja melodi, sidomos balada.
2. Pse kjo këngë për Mirëditën? Si erdhi?
Për këngën e re, “Jam Mirditë e bukur e Shqipërisë Etnike”, më merr në telefon profesori dhe tekstshkruesi i shumë hiteve, Fran Laska, duke më thënë se ka bërë një këngë për veshjen mirditore, por më dha përgjegjësi e privilegj. Më mungonte prej vitesh t’i këndoja një këngë Mirditës.
3. Cilat janë pritshmëritë që keni për këngën tuaj më të re?
Kënga është pritur shumë mirë, kam marrë mesazhe nga kompozitorë dhe njerëz që e njohin artin shumë mirë, më kanë mbështetur dhe ndihem krenare.
4. A mund të ndani me ne ndonjë ndodhi të çuditshme apo humoristike që mund t’ju ketë ndodhur gjatë procesit të realizimit të këngës apo dhe prapskenat e videoklipit?
Gjithmonë ka të qeshura e të papritura në klipe. U nisëm për në terren në një vend shumë të thepisur, për të xhiruar, kisha vëllain dhe vajzën. Aty ishte roja e objektit që po këndonte e po i shkonin lotët nga gëzimi. Mu afrua dhe më tha që duhet të kem kujdes sepse aty kishte shumë gjarpërinj. Unë isha me taka ndërkohë gjarpëri pas gurit. Shumë vapë e të qeshura…
5. Me cilin këngëtar keni pasur bashkëpunimin më të frytshëm ?
Po kam një bashkëpunim me Argjend Llogën, bazuar në një histori të vërtetë. Shumë e bukur!
6. Me cilin këngëtar do të donit të bashkëpunonit ?
Nuk kam preferenca, por kuptohet të nivelit tim profesional. Mbase edhe për shkak të gjendjes ekonomike, nuk kam arsye të ndaj shpenzimet me njeri apo të kem sponsor, i mbuloj vetë të gjitha.
7. A keni menduar ndonjëherë te bëni sillni një projekt i cili është i një rryme tjetër? Pra të vini krejt ndryshe…
Po unë kam shumë këngë në YouTube dhe e veçanta është se asnjëra nuk ngjan me tjetrën, janë këngë të të gjithë brezave.
8. Për çfarë apo për kë do ta ndrronit Mirëditën?
Mirdita është vendlindja ime e bekuar, ku u rrita dhe mora formë për të përballuar jetën edhe jashtë Shqipërisë .