Këngëtari i hitit më të ri veror, “Dale”, një bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Kidën ky që theu rekordet e klikimeve në Youtube pak ditë më parë ka festuar ditëlindjen e tij të 25-të.
Bëhet fjalë për Butrin Imeri, i cili bëri një festë të thjeshtë, me rrethin e tij të ngushtë shoqëror ku dhe mori si dhuratë një ndër makinat më luksoze, kjo prej mikut të tij Don Xhonit dhe vëllait, Shkumbin Imeri.
Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte marrëdhënia e tij shumë e ngushtë me reperin Don Xhoni, me të cilin mund të themi se nuk i kemi parë aq të afërt, në rrjete sociale apo dhe nëpër intervista.
Por së fundmi, në një emision të Kosovës, Butrinti i është drejtuar reperit si vëllai i tij.
Një deklaratë kjo që i çuditi të gjithë pasi askush nuk i ka parë shpesh bashkë apo në një bashkëpunim.
Butrinti tha se:
Po, e kam si vëlla…
Një marrëdhënie e tillë mes artistësh na gëzon pa masë dhe sigurisht do të ishte akoma më mirë nëse do të shihnim një bashkëpunim mes tyre.