Besi dhe Xhensila gati për fëmijën e dytë por ka një problem…

Lajme

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë prej vitesh në një marrëdhënie shumë të lumtur si dhe janë prindër të një vajze 3-vjeçare, e cila quhet Ajka.
Shumë pyetje i vijnë çiftit nga publiku sepse janë kureshtarë të dinë nëse duan të zgjerojnë familjen e tyre dhe Xhensila më në fund i ka dhënë një përgjigje.
E ftuar në një emision, gjatë intervistës ajo ka shprehur dëshirën e një fëmije të dytë, për t’i dhuruar Ajkës një vëlla apo motër.

Që do shtohet, sigurisht, por ende nuk kemi ndonjë plan. Kurdo që të vijë, është i mirëpritur…

Teksa po diskutonin rreth gjinisë së bebit dhe si është të jesh prind i një vajze, duket se Besi dhe Xhensila nuk bien dakord në diçka. Aktori i humorit dëshiron të bëhet baba i një djali, që ta ketë më shumë si një shok, ndërsa këngëtarja dëshiron një vajzë që Ajka të ketë një motër, kjo prej lidhjes së ngushtë që Xhensila ka me të motrën.

Besi këtu është tipik shqiptar, ai do djalë, ndërsa unë dua që Ajka të ketë një motër, sepse kam parasysh edhe lidhjen që kam unë me motrën…

Tags: , , ,