Nuk ndalet Alban Ramosaj! ‘Hakmerret’ me anë të një kënge!

Lajme

Artisti simpatik, Alban Ramosaj, duket se adhuron të udhëtojë në vende të ndryshme në botë, por gjithmonë sjell një projekt muzikor nga kudo që shkon.

Prej udhëtimit të tij në Spanjë, erdhi kënga e titulluar “Thikat e mia”, e cila u kthye në një hit për shumë pak kohë, si dhe është kthyer në këngën më të preferuar të gjithë ne.

Këtë herë destinacioni i tij shihet që është Turqia, kjo prej postimeve të shumta në rrjete sociale, kryesisht Instagram.

Aty ku dhe ka ndarë video e InstaStory ku tregoi dashurinë që ka për atë shtet.

Por nuk mbetet me kaq, ai zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri, një këngë ndryshe që mesa duket sërish është një dedikim. Ky mendim vjen pas postimit të tij të fundit ku shprehet se siç ja kanë thyer zemrën, ashtu do t’ia ‘thyejë’ edhe ai veshët personit në fjalë, me lançimin e këngës kudo. Mbetet vetëm të presim disa ditë!

Siç ma theve zemrën, kam me të t’i ‘thy veshët’ në çdo radio, në çdo televizion, në çdo makinë dhe playlist do të të dal. Vetëm prit 3-4 ditë. Natën e mirë zemër.

Një shkrim i tillë duket si një hakmarrje nga ana e Albanit, por mbetet për të dëgjuar këngën.

Ai gjithashtu postoi një InstaStory ku shfaqet një çak, që na bën të besojmë se është duke xhiruar videklipin e këngës, e cila mund të mbajë titullin “Shpirto”, sipas një shkrimi që ndodhet në të.

Gjithsesi na duhet të presim dhe pak ditë për të shijuar artin e Alban Ramosaj dhe për të ‘ndjerë’ hakmarrjen e tij ndaj personit që i theu zemrën.

Tags: , , , , , ,